Ja 15 arsyet pse jam “Për”

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Jam “Për” sepse Maqedonia në rrugën për në BE do të duhet të plotësojë edhe shumë detyrime tjera, ndërsa dyert e hapur për në NATO apriori ia mundëson hyrjen nën ombrellën mbrojtëse të saj;

Jam “Për” sepse Marrëveshja ndërkombëtare e Prespës si AKT nuk mund të rregullojë konceptin e brendshëm juridiko-politik të pjesëtarëve të popujve që jetojnë në të, por veç mund të përcaktojë dallimin lidhur me kontekstin më shumë se tre dekada në mes Maqedonisë dhe fqiut jugorë. Ndërsa koncepti brenda shtetit ndërtohet me aktin më të lartë të vendit – KUSHTETUTËN;

Jam “Për”, sepse një hap pranë BE-së sikur të gjitha shtetet tjera edhe Maqedonia do të obligohet që të miratoj amendamentin kushtetues për të të ashtuquajturin “NENIN E BE-së” me të cilën një pjesë e sovranitetit i bartet Bashkimit Evropian;

Jam “Për” sepse rrugëtimi deri në BE do të dekontaminojë atmosferën politike në vend, do të zbusë polarizimet dhe deri atëherë intensivisht do të mbikëqyret zbatimi i RREFORMAVE të notuara nga BE-ja;

Jam “Për” sepse anëtarësimi në NATO është sita e parë për shtetet , nga e cila zbatohen VEGLAT speciale për sundimin e së drejtës në shtetin përkatës;

Jam “Për” sepse NATO posedon veglat politike dhe juridike për të MBËRTHYER pranë murrit të gjithë politikanët me konto miliardash në (offshor) vende të ndryshme dhe me pasuri të përvetësuar duke abuzuar me pushtetin;

Jam “Për” sepse ky rrugëtim do të DEKONSPIROJË të gjithë politikanët hajdutë dhe PATRIOTËT E REJSHËM , e me këtë vetvetiu do të shpërfaqet e drejta dhe e vërteta;

Jam “Për” sepse në Maqedoni deri sa të ekzistojë si e tillë, nuk do të mund të shpërfaqet në vend të NIKODEMOKRATURËS , ZAEVODEMOKRATURA apo ALIODEMOKRATURA;

Jam “Për” jo për atë se po ftojnë partitë politike, por për atë sepse ftojnë faktorët (ALFA) të Evropës e në veçanti shteti me miqësi historike me shqiptarët SHBA-ja;

Jam “Për” sepse pa dyshim në vend dalë nga dalë do të ndjehet zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie më dinjitoz;

Jam “Për” sepse fundja ne jemi popuj të vegjël, mund të arrijmë prosperitet dhe zhvillim në familje me popujt e mëdhenj dhe vendet e fuqishme . Ky është realiteti, globalizimi dirigjohet nga fuqitë e mëdha, globalizimi gllabëron, por askund dhe asnjëherë asnjë populli nuk do të mund ti ndalohet të kultivojë, të promovojë gjuhën, kulturën e tij.

Jam “Për” sepse kudo që të jemi do të njihemi si SHQIPTARË sepse edhe në Kombet e Bashkuara edhe në NATO e kemi NËNËN TONË. As ka pasur dhe as do të ketë fuqi (bile do të ndihmohemi) e cila do të mund të pengojë fëmijën të afrohet në prehrin e NËNËS së tij;

Jam “Për” sepse duam që shqiptarët të kenë status SHTEFORMUES në kushtetutën e Maqedonisë. SHANSI ËSHTË TANI ME NDRYSHIMET që pasojnë. NUK MUND TË MIRATOHET PREAMBULLA E RE (pa Badinter) PA VOTAT E DEPUTETËVE SHQIPTARË. Sepse ndryshimet kushtetuese janë (Condicio sine qua non) KUSHT PA TË CILIN nuk mund të rrugëtohet më tutje në procesin e INTEGRIMIT ; dhe

Jam “Për” sepse , vlerësojë se GJEOPILITIKA dhe GJEOSTRATEGJIA shqiptare aktualisht duhet të jetë në vijë me Gjeopiltikën e familjes së madhe tek e cila synojmë dhe në veçanti të SHBA-ve. Aktualisht vlerësojë se më të pakta janë arsyet dhe argumentet që shqiptarët të mendojnë NDRYSHE!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP