Zaev: Jemi të përkushtuar të zbatojmë proces transparent dhe të besueshëm për referendumin

Për rëndësinë e zbatimit demokratik të procesit të referendumit dhe për nevojën e përgjegjësisë së lartë nga ana e të gjitha subjekteve shtetërore që të sigurohet shprehja e qytetarëve, është diskutuar në takimin e sotëm me kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe shefit të Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zbatimin e referendumit, transmeton Portalb.mk.

“Jemi të përkushtuar të zbatojmë proces transparent dhe të besueshëm dhe në mënyrë të rregullt”, ka thënë Zaev në takim duke theksuar se fushata është edukative dhe se kryesisht fokusohet drejt shpjegimit të marrëveshjes së emrit dhe dobitë e integrimit euroatlantik.

Në takim është shprehur pajtueshmëri për vlerën e raportit që do ta përgatisë OSBE/ODIHR për referendumin e ardhshëm, duke pasur parasysh se Maqedonia pret fillim të negociatave me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button