Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për referendumin

Organizatat civile në Maqedoni në mënyrë të organizuar do të zhvillojnë fushatë për referendumin e 30 shtatorit, në të cilin qytetarët do të duhet që të deklarohen nëse e pranojnë Marrëveshjen me Greqinë e cila parasheh ndryshim të emrin kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të anëtarësohet vendi në NATO dhe BE, raporton Portalb.mk.

Nën sloganin “Ec përpara! Zgjedhja është e jotja”, organizatat qytetare bartëse të iniciativës, nëpërmjet të një sërë aktiviteteve publike dhe mediatike, do të tentojnë që qytetarëve t’ua afrojnë Bashkimin Evropian dhe politikat e saja, por edhe t’u përgjigjen pyetjeve lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë Maqedonia në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe çfarë do të fitojë me integrimin euro-atlantik.

“Vlerësojmë se në këtë moment duhet që të aktivizohem i të gjithë me qëllim që qytetarët të jenë të informuar. OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për të gjitha fushatë nga këndvësishtrimi i anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, si në arsim, bujqësi, shëndetësi, sundim të ligjit, ekonomi etj”, tha drejtoresha e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova Panovska.

Edhe Lupço Petkovski nga “Eurothink” dhe Liljana Jonoski nga “Koalicioni Rural”, thanë që fushata do të bëhet me qëllim që qytetarët të jenë të informuar për vendimin që duhet ta marrin.

“BE është politikë e brendshme e Maqedonisë, duhet t’u japim qytetarëve informata, që ata të sjellin vendim të informuar”, tha Petkovski.

“Do t’i informojmë qytetarët dhe bujqit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete se për çka na duhet anëtarësimi në BE. Do t’u tregojmë bujqve se BE-ja i kushton rëndësi bujqësisë, madje me 40% të buxhetit të përgjithshëm, anëtarësimi në BE nënkupton bujqësi më efikase dhe evektive”, tha Jonoski, transmeton Portalb.mk.

Fushata do të zhvillohet në nivel nacional dhe do të përmbajë materiale të ndryshme audio-vizuale (TV spote, animacione, foto me fakte dhe tjera) të cilat do të publikohen në televizione, radio stacione, rrjete sociale, ndërkaq do të vendosen edhe në bilborde. Njëkohësisht, do të organizohen edhe një sërë debatesh mediatike dhe publike, takime të drejtpërdrejta me qytetarët, promovime të librave etj.

Në korniza të fushatës do të publikohen edhe dy botime të gazetës “EUreka”, e cila do të jetë falas dhe do të mund ta marrin qytetarët në vendet më të frekuentuara në shtet. Gazeta është në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me tirazh të përgjithshëm prej 55.000 kopjeve. Versioni elektronik i “EUreka”, por edhe të gjitha informatat lidhur me fushatën janë të disponueshme në ueb-faqen www.zacekorinapred.mk.

Bartës të iniciativës qytetare janë: Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM, Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, OJQ Infoqendër, Forumi Rinor Arsimor (FRA ose MOF), Civil – Qendra për Liri, ESE – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, Koalicioni Rural, Asociacioni për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor – HERA dhe Qendra për Arte Moderne.

Ndryshe, sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin e 30 shtatorit. Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten njoftoi se do të zhvillojnë fushatë transparente, të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykim dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së e cila e ka njoftuar Xhafein se nuk do të merr pjesë në fushatë dhe ka kërkuar që mjetet të harxhohen për qëllime tjera. Kuvendi do të blejë hapësirë në disa nga 65 mediat të cilat me 10 gusht dorëzuan çmim te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për referendumin.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot fillon fushata për referendumin e 30 shtatorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button