Ziadin Sela nga Sheshi Skënderbeu nisi fushatën “për” anëtarësim në NATO dhe BE (VIDEO)

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve (ASH), Ziadin Sela në Sheshin Skënderbeu nisi fushatën “për” referendumin, që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Sipas Selës, anëtarësimi sjellë shumë dobi për Maqedoninë.

“Sot nga Sheshi Skënderbeu, në mënyrë simbolike po e hapim fushatën “për” referendumin për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Arsyeja se pse jemi në Sheshin skënderbeu, është se rruga e shqiptarëve për anëtarësim në BE ka nisur që në kohën e Skënderbeut dhe është në dobi për vendin”, tha Sela.

Ndërsa, kryetarja e shtabit qendror e fshatës “për” referendumin, Bujare Abazi njoftoi se ASH-ja ka hapur 27 shtabe komunale dhe lokale në Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Strugë, Dibër, Shkup, Tetovë dhe Manastir.

“Fushata do të jetë në formë të debateve. ASH-ja me qytetarët do të takohet më 12 shtator, në Gostivar, më 14 shtator në Kërçovë, më 16 shtator do të jemi në Kumanovë, më 19 shtator do të jemi në Manastir, në Dibër do të jemi më 21 shtator, më 23 shtator do të jemi në Shkup, kurse më 25 shtator do të jemi në Strugë. Fushata do të përmbyllet me Tetovën, më 27 shtator”, tha Abazi.

Kryetarja e Shtabit qendror e fushatës “për” referendumin të ASH-së, Bujare Abazi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button