Zidane: Së shpejti do t’i kthehem punës së trajnerit

 Trajneri francez, Zinedine Zidane ka deklaruar për mediat spanjolle se së shpejti do t’i kthehet punës së trajnerit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zidane në fund të sezonit të kaluar në mënyrë të befasishme u largua nga pankina e Real Madridit, pas fitores së tre titujve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve. Që nga ajo kohë nuk janë ndalur spekulimet e mediave rreth asaj nëse Zidane do t’i kthehet përsëri punës së trajnerit.

“Nuk ka dyshim. Së shpejti do t’i kthehem punës së trajnerit sepse kjo më jep kënaqësi”, ka thënë Zidane.

Pas kësaj deklarate, zërat se do të marrë Manchester Unitedin, që është nën drejtimin aktual të Jose Mourinhos dhe të cilit nuk i shkojnë punët mirë këtë sezon, vetëm se do të shtohen. Mediat britanike tashmë kanë publikuar se në rast se francezi me të vërtetë do të marrë United-in, do të sjellë katër përforcime dhe këto janë James Rodriguez, Toni Kroos, Thiago Alcantara dhe Edison Cavani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button