Serena Williams është gjobitur me 17 mijë dollarë

 Tenistja amerikane Serena Williams është gjobitur me 17 mijë dollarë (rreth 14.700 euro) për tri shkelje të kodeksit gjatë ndeshjes finale të së shtunës të US Open kundër japonezes Naomi Osaka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Williams u mposht me rezultat të thellë 0:2, me sete 2:6, 4:6, ndërsa kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për grindjen e madhe të Williams me gjyqtarin Albert Ramos.

Zyra e arbitrazhit të US Open të dielën njoftoi se tenistja amerikane është gjobitur me 10 mijë dollarë (rreth 8.650 euro) për fyerje verbale të gjyqtarit, 4.000 dollarë (rreth 3.450 euro) për të ashtuquajturën “coaching”, apo gjestikulimit të trajnerit të saj nga tribunat dhe 3.000 dollarë (rreth 2.600 euro) për thyerje të reketit.

Mirëpo, Williams nuk do të ketë telashe të mëdha për të paguar gjobën, pasi që vetëm nga plasmani i saj në finale të US Open ka fituar 1,85 milionë dollarë.

Vlen të theksohet se për tenisten japoneze Osaka (20) titulli në US Open është Grand Slami i parë në karrierën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button