Suedi, kryeministri fton “forcat e mira” rreth qeverisë së re

 Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, deklaroi se ka ndërmend të mbajë postin edhe përkundër faktit se partia e tij e majtë shënoi rezultatin më të dobët në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lofven, i cili në vitin 2014 solli Partinë Socialdemokrate në pushtet tha se “rezultatet e zgjedhjeve janë ende të paqarta”, por e pranoi se formimi i qeverisë së ardhshme mund të marrë kohë.

Ai tingëllonte i padisponueshëm, por gjithashtu me vendosmëri kur iu drejtua mbështetësve se “tani u mbetet partive politike të bashkëpunojnë me përgjegjësi dhe të formojnë një qeveri të fuqishme”.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës tregojnë se partia e Lofven ka fituar 28,1 për qind të votave, që paraqet humbjen e 13 ulëseve në Parlament.

Duke iu përgjigjur rritjes së mbështetjes të Demokratëve Suedezë të ekstremit të djathtë, të cilët mund të kenë 14 deputetë më shumë në përbërjen e re, Lofven tha se “Partia me rrënjë në nazizëm kurrë nuk do të ofrojë asgjë të përgjegjshme përveç urrejtjes”.

“Duhet të kemi përgjegjësi morale. Ne duhet të mbledhim të gjitha forcat e mira në vend. Nuk do të dëshpërohem, por do të organizohemi”, tha Lofven.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button