Shekerinska: Rrini të zgjuar dhe të zëshëm, zgjedhim të ardhmen për të rinjtë (FOTO)

Në kuadër të fushatën “Së bashku PËR Maqedoni evropiane”, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska ka zhvilluar takime në Strugë. Ajo ka kërkuar nga të rinjtë struganë që më 30 shtator të qëndrojmë të zgjuar dhe të zëshëm, transmeton Portalb.mk.

“Ju bëj thirrje që të vazhdojnë të jeni të zëshëm dhe të zgjuar, të vazhdojnë të kërkojnë më shumë dhe më mirë, dhe ta kapin këtë gjasë, t’i kenë të gjitha mundësitë të cilat i akne bashkëmoshatarët në Evropë. Të tregojmë se me të rinjtë tanë Maqedonia ka me çfarë të krenohet”, tha Shekerniska.

Ajo ka theksuar se borxh dhe obligim i gjeneratës aktuale është të sigurohet ardhmëri pa probleme për të rinjtë e Maqedonisë.

“Më 30 shtator është gjasa që të bashkohemi rreth idesë e cila është më e madhe se të gjithë ne. Borxh dhe obligim i gjeneratës sonë, është të sigurohemi që të rinjtë tanë të mos merren me probleme të cilat i kemi tash. Obligim i yni, i secilit prej nesh, është të dalim në referendum më 30 shtator, sepse është momenti historik që e kemi pritur që 27 vjet”, tha Shekerinska.

Referendumit do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Ndërkaq për fushatën e referendumit janë paraparë të harxhohen 80 milion denarë nga Kuvendi i Maqedonisë, dhe 400 mijë denarë nga Qeveria e Maqedonisë.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button