Shtetas i Maqedonisë, shef i klanit të drogës në Vjenë

Gjatë një operacioni të policisë austraiake të para disa ditësh është arrestuar një shtetas tridhjetë e një vjeçari nga Maqedonia me inicalet B.J, i cili njihej si shef i një bande kriminale e cila merrej me shitje të narkotikëve në Vjenë.

Atij që para disa kohësh i ishte ndaluar qëndrimi në Austri, meqë ka bartur rreth 26 kilogramë marihuanë me të cilën ai vetë e ka  furnizuar, paketuar dhe ruajtur në vende të ndryshme të banesës. Krahas shtetasit të Maqedonisë, janë arrestuar edhe tetë bashkëpunëtorë të tij.

Policia austriake, krahas pjesëmarrësve të kësaj bande, ka ngritur padi penale edhe ndaj 112 qytetarëve tjerë. Policia austriake i ka njoftuar kolegët maqedonas se banda ka shitur  sasi të mëdha të marihuanës. Pas hetimit në disa objekte në Vienë, janë gjetur 2,1 kilogramë marihuanë dhe 22.500 euro të fituara nga shitja e drogës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button