Çfarë nuk u pa nga dasma e Rona Nishliut? Publikohen fotografi të reja nga martesa e këngëtares

Të shtunën, këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Në një mënyrë krejt befasuese, Rona u martua duke mos bërë shumë zhurmë mediatike, siç rëndom ndodh te këngëtarët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar vetëm një fotografi e çiftit nga martesa, e cila u komentua në të gjitha mediat.

 Fotografi nga martesa e Rona Nishliut (Foto: Facebook)

Ndërsa sot, ka qenë stilistja e saj, Flutura Dedinja, ajo e cila ka publikuar edhe disa fotografi tjera nga dasma e mikeshës së saj.

Bashkëshorti i këngëtares prishtinase quhet Flori, dhe vjen nga Tirana.

 Çifti janë së bashku që nga viti 2013, ndërsa Rona e ka mbajtur hermetike këtë, duke mos e ndarë asnjëherë me opinionin.

Ajo është dukur e mrekullueshme dje gjatë dasmës veshur me fustanin e bardhë, ndërsa jo me më pak elegancë dukej edhe bashkëshorti i saj në kostumin e zi.

 Foto: Flutura Dedinja/Instagram

 Foto: Flutura Dedinja/Instagram

 Foto: Flutura Dedinja/Instagram

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button