Osmani në Tearcë: Qytetarët të dëshmojnë pjekuri më të lartë se politikanët (FOTO)

Karvani biseda “Zëri yt”, ku me përfaqësues të Qeverisë, Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë shtetëror dhe Deputet kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizojnë takime me qytetarë, këtë javë qëndroi në Tearcë, njofton Portalb.mk.

“Jemi në një periudhë posaçërisht të ndjeshëm për shtetin, janë përmbushir shumë sfida dhe detyrime, suksesi i të cilit varen nga gjithëpërfshirja e qytetarëve, nga informimi i tyre dhe nga vendimet e tyre”, -theksoi Osmani për mediat, duke i potencuar qëllimet se pse realizohen këto takime:

“Fillimisht, që ta mbajmë komunikimin e afërt me qytetarë, si pjesë e transparencës së punës sonë; së dyti, si negociator kryesor, kam nevojë dhe detyrim të bëj konsultime më të gjëra për nevojat dhe pritjet e qytetarëve nga bisedimet; dhe e treta, këtë mundësi e shfrytëzojmë që qytetarët ti informojmë për thelbin e referendumit që pason, t’ju paraqesim rëndësinë e suksesit të së njejtës, cilat janë perspektivar çka me të hapet etj.”

Osmani potencoi se sipas asaj që deri më tani, nga takimet e deritanishme, qytetarët shprehën nivel të lartë të pjekurisë dhe se masovikisht do të dalin dhe do ta mbështesin ardhmërinë europiane dhe auro- atlantike të vendit, duke e pranur kështu edhe marrëveshjen e Prespës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Tearcë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button