Në periudhën shtator-tetor, do të bëhet analiza për rebalancin buxhetor

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka njoftuar se në fund të muajit shtator apo fillim të muajit tetor do të nisin analizat për rebalancin buxhetor, njofton Portalb.mk.

“Në fund të këtij muajit, ose në fillim të muajit tjetër, do të realizohen analizat për nevojën për rebalanc buxhetor, dhe ai vendim do të sillet paralelisht me fushatën e referendumit”, tha Zaev.

Përndryshe, kohë më parë ministri i Financave, Dragan Tevdovski ka njoftuar se nuk do të ketë rebalanc buxhetor, pasi që siç deklaroi ai, likuiditeti i kasës shtetërore është e shkëlqyer, dhe nuk ka nevojë për rebalanc.

“Sërish analizat bëhen, nëse ka nevojë do të bëhen edhe korrigjime”, ka thënë Tevdovski.

Sipas kryeministrit Zaev, buxheti ka performancë stabile, por ngecje ka në realizimin e investimeve kapitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button