Debati për reformat tatimore, pas referendumit

Fushata e referendumit e ka shtyrë debatin që duhej të zhvillohej gjatë verës për vënien në fuqi të tatimit progresiv, që u paralajmërua për 1 janar të vitit 2019, njofton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në konferencën për media ka theksuar se reformat tatimore është shtyrë për shkak të fushatës dhe se nuk është e sigurtë se a do të hyjë në fuqi tatimi progresiv nga 1 janari, pasi që nëse nuk ka kohë për të njëjtën, nuk do të shpejtohet.

“Reformën tatimore realisht e kemi shtyrë. Do të ishte e fshehtë, jo transparente, në këtë moment kur ka nisur fushata dhe debati për referendumin. Planet ishin që debati të niste në fillim të verës, dhe në shtator t’i miratonim vendimet, por u arrit marrëveshja me Greqinë, me të cilin u paraqit nevoja që të sillnim vendim për të shtyrë debatin, sepse shumë pak qytetarë do të dëgjonin për nevojën për reformë tatimore të tillë”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev, ka njoftuar se me qëllim që qytetarët të njoftohen mirë për reformën tatimore, debati për të do të nis pas referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button