“Jemi të shqetësuar për një fatkeqësi njerëzore në Idlib”

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly shprehu shqetësimin për një fatkeqësi njerëzore në Idlib, duke thënë se po bëjnë gjithçka për të parandaluar këtë masakër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parly në një program të radios Europe 1 tha se “Ndjejmë shqetësim nga një fatkeqësi njerëzore në Idlib”.

Ajo vuri në dukje se presidenti i Francës Emmanuel Macron për muaj është duke realizuar bisedime me Iranin, Rusinë dhe Turqinë për çështjen e Sirisë. “Franca po bën gjithçka për të parandaluar këtë masakër”, tha Parly.

Ministrja franceze tha se kanë paralajmëruar regjimin e Asadit dhe përkrahësit e tij në lidhje me përdorimin e ri të armëve kimike, duke shtuar se përdorimi i armëve kimike është vija e kuqe për Francën. Ajo rikujtoi se tejkalimi i kësaj vije të kuqe do të ketë një përgjigje.

Idlibi, qytet në veriperëndim të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe të grupeve të armatosura kundër regjimit, në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit 2017 është shpallur “zonë e deeskalimit”. Mirëpo, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj rajonit.

Në sulmet ajrore të regjimit të Asadit në Siri dhe përkrahësit të tij Rusisë gjatë 8 ditëve të fundit ndaj qyteteve Idlib dhe Hama, të paktën 26 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button