Riad Hijab: Rusia do ta kuptojë se Asadi nuk meriton mbështetjen e saj

Ish kryeministri i Sirisë, Riad Hijab deklaroi se Rusia herët ose vonë do të kuptojë se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad nuk ka merituar mbështetjen e tyre dhe se ka gabuar që e ka ndihmuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish kryeministri i Sirisë dhe koordinatori i përgjithshëm i Komiteti të Lartë Negociator të opozitës siriane Hijab në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera ka thënë se regjimi i Asadit shkon nga gabimi në gabim dhe se ky është një regjim që kujdeset eksluzivisht për interesat personale dhe nuk kujdeset për popullin.

Hijab po ashtu tha se regjimi i Asadit nuk ka kapacitete ushtarake për të marrë kontrollin në Idlib.

“Të gjithë, madje dhe Asadi dhe komandantët e tij e dinë se aktorët kryesorë në terren janë forcat speciale ruse. Në mbrojtjen e saj janë madje dhe baza e Shtabit të Përgjithshëm në Damask”, ka thënë Hijab në intervistë të cilën e shpërndau përmes Twitterit.

Ai tha se të gjithë ata që mendojnë se Asadi ka fituar në Siri duhet të dinë se aparati shtetëror sirian ka mangësi të mëdha dhe se në rajonet nën kontrollin e saj sundon kaos i papranueshëm.

“Regjimi akualisht është duke kaluar periudhën më të vështirë”, tha Hijab duke shtuar se kohën e fundit janë likuiduar deri në 40 persona të rangut të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button