Ndarja nga Tom Cruise, Holmes nuk i do paratë e tij

Pasi u bë i ditur divorci mes Tom Cruise dhe Katie Holmes, dolën zëra se aktorja do të merrte 15-20 milionë dollarë nga ndarja, por tani duket se Holmes do të dalë me shumë pak përfitime materiale nga martesa 5-vjeçare sepse në kontratën paramartesore ajo është përjashtuar nga pasuria e Tom Cruise. 

Gjithsesi, siç publikon TMZ.com, Katie Holmes, e cila njoftoi ndarjen të premten e kaluar, nuk është aspak e shqetësuar për paratë që do të marrë ose jo.

Një burim deklaroi: “Ajo nuk është nga ato vajza që sheh paratë. Asaj i pëlqen të punojë dhe nuk e ka problem këtë pjesë sepse fiton shumë vetë. Ajo ka merak çështjen e kujdestarisë së Surit, vajzës që ka me Tom Cruise.”

Sipas TMZ.com, kontrata paramartesore vërteton në këtë mënyrë se Katie nuk u martua me aktorin e famshëm për para./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button