Cipras: Marrëveshja e Prespës i hap grekët drejt botës

Prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është Marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila i hap grekët drejt botës, ndërsa Selanikut i jep mundësi që nga fillimi të bëhet kryeqendër e Ballkanit, tha kryeministri grek në hapjen solemne të Panairit ndërkombëtar në Selanik.

Aleksis Cipras shfaqi shpresë se Selaniku duhet të jetë zemra e zhvillimit të Ballkanit dhe jo mur dhe qytet me shpinë të kthyer drejt fqinjëve.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, pjesa më e madhe fjalimit të Ciprasit ishte për ekonominë në periudhën e pas memorandumit, vizioni për planin që Greqia sërish të ngritet ekonomikisht.

“Nuk kam ardhur t’u ndaj beneficione por të ndaj me ju vizion”, tha Cipras dhe shtoi se pas “daljes së pastër prej memorandumeve, Greqia përsëri është në këmbë, mbështetet në forcat e saj me siguri dhe vetëbesim të shikojë drejt së ardhmes”.

Kryeministri grek në fjalim i publikoi edhe një sërë masash ekonomike për rimëkëmbjen e shtresave më të goditura shoqërore prej krizës financiare të viteve të kaluara.

Në të njëjtën kohë me fjalimin e Ciprasit, në afërsi të objekti të Panairit ndërkombëtar ndodhën incidente serioze midis protestuesve dhe policisë të cilat zgjatën deri mbrëmë vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button