Pesë të vrarë në Idlib të Sirisë

Pesë civilë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën të shtunën nga sulmet ajrore të kryera nga forcat e regjimit sirian dhe aeroplanët rusë në provincën veriperëndimore të Idlib të Sirisë.

“Sulmet ajrore në mëngjes vranë pesë vetë, duke përfshirë katër vetë në fshatin Abdin, një në El-Hulubba”, tha për Agjencinë Anadolu, Mustafa Haj Yusuf, kreu lokal i “helmetave të bardha” në Idlib, transmeton Klan Kosova.

Sipas burimeve lokale, sulmet kanë shënjestruar fshatrat Hbit, Sarja, Khuwayn dhe Al-Hulubba në fshatin Idlib dhe Al-Lataminah në provincën veriore Hama.

Të paktën 26 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ajrore nga forcat e regjimit dhe avionët luftarakë rusë në Idlib dhe Hama që nga fillimi i këtij muaji.

Regjimi sirian ka njoftuar kohët e fundit planet për të nisur një ofensivë të madhe ushtarake në zonë, e cila ka qenë prej kohësh e kontrolluar nga grupe të ndryshme të armatosura të opozitës.

OKB paralajmëroi më parë këtë javë se një sulm i tillë do të çonte në katastrofën më të keq humanitare në shekullin 21.

Një samit i liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të premten theksoi se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin sirian dhe bëri thirrje për avancimin e procesit politik për të arritur një zgjidhje të negociuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button