Maqedonia zyrtarisht në “Rrjedhën jugore”

Maqedonia definitivisht është pjesë e gazsjellësit “Rrjedha jugore,dorëzimi i sotëm i projekt-marrëveshjes është konfirmuar nga Qeveria e Federatës Ruse dhe “Gazprom”-i se Maqedonia është pjesë e këtij projekti energjetik, ndërtimi i së cilës duhet të fillojë në fund të këtij viti, e të kryhet deri në fund të vitit 2015.

“Më nuk ka dyshim Maqedonia kyçet në korridorin gazsjellës ndërkombëtar “Rrjedha jugore”, ashtu siç është harmonizuar me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Vlladimir Putin. E morëm tekstin e projekt-marrëveshjes për kyçjen e Maqedonisë në “Rrjedhën jugore”, deklaroi zëvendës-kryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski në Nizhni Novogorod ku u mbajt seanca e 6-të e Komisionit të përzier maqedonas-rus.

Sipas tij, kjo është një arritje e madhe për Republikën e Maqedonisë, meqë zgjidhet një çështje e madhe strategjike për stabilitetin afatgjatë energjetik të shtetit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button