I mbijetoi luftës, por skamja po e mund, tre të sëmurë në familje, 12 vjeçari bën punë krahu

Nëna e tij qau kur ai kishte vetëm 18 vjet dhe vendosi të kapë pushkën për të mbrojtur Kosovën… Sot qan gruaja e tij, por jo se Rexhepi nuk është këtu, por sepse duhet të mendojë se çfarë do të hanë katër fëmijët e saj.

Ndoshta dhimbja shpirtërore do të ishte më e vogël nëse Hamidja do të kishte mundësi të zgjohet të përgatisë diçka nga ato pak produkte ushqimore që ka, por fatkeqësisht nuk mund të lëvizë, njofton TV21.

As 6 operacionet e bëra nuk i ndihmuan. E gjithë barra ka mbetur mbi ish-luftëtarin, Rexhepin.

“Nja gjashtë her jam bërë operacion, dhe përsëri dhimtë po kamë tërë natën. Ditën po jam pak më mirë ndërsa natën jam më keq më shumë burri mi shikon fëmijët. Edhe burri nuk po mundet të gjitha punët edhe burri ti bëjë, edhe vjerrin e kamë të sëmur fëmijët po dojnë kujdesë, po lypin me ngrënë unë spo muj. Sikur po e shihni edhe vetë këtu rri aty flej me qikën e vogël ato më të riturit te dhoma tjetër e cila po bije nuk po ka vend për të gjithë këtu nuk kemi ku”, tha Hamide Rexhepi.

Në vend se të jetë duke lozur me bashkëmoshatarët, Erdiani mundohet t’u ndihmojë sa mundet prindërve. Është vetëm 12 vjeç, por detyrohet ta shoqërojë babain kur dikush e thërret për të çarë dru, apo për ndonjë punë tjetër të rëndë fizike.

Dimrit frikësohen se po bie çatia, e në vjeshtë druajn se po u përmbyten ato dy dhoma që kanë. I zoti i shtëpisë është munduar t’i ndërtojë vetë këto shkallë me qëllim që pragu të jetë sa më lart që uji të mos depërtojë brenda.
E si mund të jetë jeta me 4 fëmijë, dhe me 3 persona të sëmurë në shtëpi?

“Nuk ka kush i kshyr, duhet me qenë unë këtu, fëmijët kërkojnë patjetër duhet të kujdeset ndokush këto tjerët po shkojnë në shkollë, kjo është e vogël, babai është i sëmur duhet ta dërgoj në mjek. Edhe gruan në mjek duhet ta dërgoj. Edhe vëllai punon nga 2-3 dit mandej nga 1 jav pa punë edhe ai nuk ka edhe ai i ka dy jetëm që është tu i rit, gruaja e tij na ndruar jetë dhe ne duhet me u kujdes për të gjith këtu. Në shkoll fëmijët janë bashk me djalin tim, bara është e gjitha mbi mua. Edhe vëllai më ndihmon por barën më të madhe e kamë unë”, u shpreh Rexhep Ademi.

I ftohti po afrohet, dru nuk ka. Nuk është i sigurt nëse edhe shtëpia do të qëndrojë pa rënë deri atëherë.

Luftërat përfunduan, Rexhepi mbijetoi, por luftën me skamjen si duket është duke e humbur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button