Cipras: Marrëveshja e Prespës ndihmon që Selaniku të marrë rol udhëheqës në rajon

Për realizimin e vizionit për një Selanik më ndryshe, për një Selanik udhëheqës në Ballkan dhe pikë themelore tregtare, transportuese, energjetike dhe ekonomike në rajon, ndihmon edhe Marrëveshja e Prespës, tha kryeministri Aleksis Cipras në takimin me administratën të Panairit Ndërkombëtar.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Cipras Panairin e këtij viti e karakterizoi si historik sepse është i pari pas post periudhës së memorandumit, ndërsa ka folur edhe për vizionin, që Selaniku të bëhet kryeqendër ekonomike dhe tregtare e Ballkanit.

“Hapi i parë për këtë është që (Selaniku) të marrë rol udhëheqës në Ballkan dhe në suaza të këtij qëllimi, ta realizojmë këtë vizion, thellësisht besoj se është marrëveshja me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që ndërron drejtim dhe orientim të qytetit edhe të Greqisë Veriore. Ndalon, Selaniku dhe Greqia Veriore janë me shpinë të kthyer ndaj hapësirës që në mënyrë ekonomike dhe tregtare  janë me rëndësi vitale, ndërsa këto janë vendet fqinje dhe orientohet që të bëhet pikë themelore tregtare, transportuese, energjetike dhe ekonomike e Ballkanit, ndërsa Selaniku të jetë porti i parë në Ballkan, ky është hapi i parë që të kemi vizion për një Selanik më ndryshe”, tha Aleksis Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button