Vidhet komplet instalimi elektrik në një shtëpi

Vjedhës kanë marrë instalimin elektrik në një shtëpi që po ndërtohet në lagjen Kozle të Shkupit, njofton MPB.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në periudhën prej 15 maj deri pardje kur në shtëpinë e E.S. (44) nuk janë kryer punë ndërtimore. Vjedhësi në objekt ka hyrë me siguri përmes ballkonit dhe ka nxjerrë kabllot elektrik.

Kur është kthyer pronari në shtëpi ka vërejtur se është nxjerrë instalimi elektrik dhe ka thirrur policinë. Dëmi material vlerësohet në 400.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button