Beckinsale kundër operacioneve plastike

Kate Beckinsale është krenaria e Anglisë në botën e Hollivudit jo vetëm për aftësitë si aktore, por edhe për bukurinë e saj. 

Në prag të 39-vjetorit të lindjes, Kate rrëfen në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se nuk do të kërkojë ndihmën e kirurgjisë plastike për të qëndruar e re edhe pse në Hollivud është e rrethuar nga meshkuj dhe femra që kanë bërë 2 ose më shumë operacione.

“Mendoj se bukuria është një dhuratë që e ke për disa kohë dhe duhet ta shfrytëzosh deri sa të zgjasë. Nëse ke fatin të kesh një vajzë dhe t’ia përcjellësh këtë bukuri, aq më mirë”, shprehet protagonistja e sagës ‘Underworld’. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button