Aksident tragjik në Has, vdes vajza 6-vjeçare

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Has. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është një vajzë 6-vjeçare.

Dy makina, një me targa kosovare dhe një tjetër me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.

“Në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe”, njoftoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button