Personat të cilët i kanë mbijetuar një infarkti kanë 2 herë më shumë gjasa të vuajnë nga Dementia!

Një studim shumë i rëndësishëm ka zbuluar se personat të cilët i kanë mbijetuar një infarkti kanë shumë gjasa që të vuajnë nga Dementia. Të dhënat që u mblodhën nga 3.2 milion njerëz- studimi më i madh i kryer rreth kësaj teme- tregon se dëmtimi i bërë nga një infarkt shkakton dementia. Ekspertët për një kohë shumë të gjatë kanë menduar se ekzistonte një lidhje mes infarktit dhe Dementias të cilat të dyja shkaktohen nga problemet kardiovakulare, shkruan Bordo.al. 

Studimi i ri i kryer nga Universiteti i Exter zbuloi se edhe nëse marrim në konsideratë tensionin e lartë të gjakut, diabetin dhe problemet kardiovaskulare  përsëri infarkti rrit rrezikun e Dementias.

Kërkuesja Dr.Iliana Lourida e universitetit Mjekësor të Exeter tha: “Ne zbuluam se infarkti rrit rrezikun e prekjes nga dementia me 70%. Infarkti ndodh kur bllokohen arteriet dhe truri nuk furnizohet mirë me gjak. Thuhet se moshat e vjetra janë më të predispozuar për tu prekur nga infarktet por sipas statistikave të publikuara kohët e fundit u zbulua se edhe mosha e mesme 40-69 vjeç përbëjnë 38% popullsisë që preket nga infarkti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button