Sneijder i tha lamtumirë kombëtares së Holandës

Futbollisti holandez i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në klube të shquara evropiane, Wesley Sneijder, i ka thënë lamtumirë kombëtares së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori 34-vjeçar mbrëmë ishte pjesë e skuadrës së Holandës kundër Perusë në kuadër të ndeshjes pëgaditore për Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2020, të luajtur në stadiumin Johan Cruijff. Ai ishte kapiteni i ekipit, ndërsa në fushë qëndroi 61 minuta.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Holandës. Golin për Perunë e shënoi Pedro Aquino në minutën e 12-të, ndërsa Memphis Depay shënoi për Holandën në minutat 60 dhe 82.

Sneijder në ceremoninë e përgaditur nga Federata Mbretërore e Futbollit të Holandës mbajti një fjalim, duke thënë se ka kaluar momente shumë të mira në kombëtare.

Sneijder fanellën e kombëtares për herë të parë e ka veshur në vitin 2003 kundër Portugalisë, ndërsa në 133 ndeshje ka shënuar 31 gola.

Në nivel të klubeve, ai mes tjerash ka veshur fanellat e Real Madridit, Interit dhe Galatasarayit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button