Xhaferi premtoi se fushata e referendumit do të jetë transparente (VIDEO)

Kuvendi si bartës i autorizuar për fushatën e referendumit e ka për obligim që t’i informojë qytetarët, ndërkaq qytetarët e kanë për obligim që të votojnë”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Xhaferi paralajmëroi transparencë, jo-diskriminim dhe fushatë të drejtpërdrejtë. Të gjitha marrëveshjet që do të nënshkruhen me mediat për nevojat e fushatës do të publikohen në ueb-faqen e Kuvendit që të mundet çdo qytetarë t’i shohë.

“Kuvendi dhe deputetët kanë nder dhe përgjegjësi të jenë të autorizuar për bartës të fushatës. Duke e pasur parasysh nderin dhe kënaqësinë, e informojmë opinionin se fushatën do ta bëjmë në mënyrë transparente. Anëtarësimi në NATO do të thotë përforcimin i Maqedonisë në planin ekonomik dhe të sigurisë”, theksoi Xhaferi.

Në pyetjen se si është komunikimi dhe cili është qëndrimi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Xhaferi tha se me shkrim u është drejtuar dhe u ka kërkuar që të deklarohen. 49 deputetë e koalicionit opozitar me shkrim jan deklaruar se nuk duan të marrin pjesë dhe kanë kërkuar që paratë të ridestinohen.

Kryetari i Kuvendit tha se kjo kërkesë nuk mundet të shqyrtohet pasi që paratë janë të destinuara, ndërkaq shuma e cila nuk do të harxhohet do të kthehet në buxhet. Mjetet që janë të destinuara për fushatën janë në llogari të veçantë, ndërkaq 59% të tyre do të destinohen për fushatë “për” dhe 41% prej tyre do të destinohen për fushatë “kundër”.

Asnjë parti ose deputet nuk do të marrë para, por Kuvendi do t’i paguajë faturat. Xhferi në pyetje gazetareske u përgjigj se hapësira reklamuese mund të blihet vetëm në televizioni dhe radio stacione, dhe nuk do të ketë mundësi që të blihet në internet portalet dhe mediat e shkruara. Gjithsej 65 media kanë dërguar çmimore deri te KSHZ deri më 10 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button