Kasami: Do të bëj fushatë aktive për të stimuluar dalje masovike të elektoratit në referendum

Kryetari i njërit fraksion të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetarët Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri sot takuan ambasadorin e Norvegjisë,  Arne Bjornstad, transmeton Portalb.mk

Në takim, siç thuhet në njoftim për media,  është biseduar  për aktualitetin politik në vend si dhe për kontributin e Lëvizjes Besa në fushatë “pro” referendumit.

Kryetari Kasami informoi ambasadorin Bjornstad se Lëvizja Besa do të bëjë fushatë aktive për të stimuluar dalje masovike të elektoratit në referendum me theks të posaçëm atij opozitar.

Të dy palët u pajtuan se takimet dhe bashkëpunimi duhet vazhduar edhe në të ardhmen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button