Thaçi: Po hyjmë në fazë të re të dialogut, marrëveshja përfundimtare pritet të ndodhë me njohje reciproke

Presidenti i vendit Hashim Thaçi iu është adresuar mediave në Bruksel, pak kohë para se të nis takimin me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Thaçi ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të dialogut i cili sipas tij pritet të shënojë progres sikurse për popullin serbë ashtu edhe për popullin e Kosovës dhe gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.

”Po hyjmë në një fazë të re të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Për të arritur një marrëveshje përfundimtare obligative”.

”Ky dialog besoj do të shënojë një progres edhe për Serbinë, për popullin tonë dhe për rajonin. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa por edhe vështirësi të mëdha por ja vlenë për t punuar që të shënojmë progres”.

”Kjo gjendje ‘status quo’ është e paqëndrueshme, ky konflikt i ngrirë është i paqëndrueshëm duhet të lëvizim drejt së ardhmes europiane”.

”Ky dialog ka shpirtin europian vlerat euroatlantike të paqes së stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”.

”E ritheksoj ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe fitimin e njohjeve globale”.

”Askush çështjen e negociatave, nuk mund ta lidh me çështje të ndryshme të ndodhura në botë. Njerëzit do të jetojnë me shtetësi të plota të tyre. Në Kosovë do të ruhet substanca dhe rrethi multientik sipas rrethit dhe rendit të saj. Të gjitha tonet për luftë dhe refugjatë janë absurde”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button