Në Komunën e Zhelinës për herë të parë u mbajt Festivali i Trashëgimisë Kulturore

Premtim: Administrata e re do të angazhohet për krijimin e programeve kulturore në nivel komunal, me qëllim që të përfshihet çdo vend banim. Projektet kulturore kanë rol të fuqishëm për ruajtjen e trashëgimish kulturore, familjare dhe vlerave shoqërore.[Burimi: Programi parazgjedhor i kryetarit të Komunës, Blerim, Sejdiu, Komuna e Zhelinës – në gjuhën shqipe]

Në programin parazgjedhor të kryetarit të tanishëm në Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, pjesa Kultura (faqe 3) është dhënë premtimi për realizimin e projekteve kulturore në këtë komunë. Ky premtim i Sejdiut, i cili përmban edhe Festivalin e parë për trashëgimi kulturore në këtë komunë është realizuar.

Prej 18 deri me 22 korrik në Komunën e Zhelinës për herë të parë u organizua Festivali i trashëgimisë kulturore. Ky manifestim kulturor përmbante program kulturor të pasur muzikor, letrar, humoristik, aktivitet sportive etj. Mediumet informuan se organizatorët e festivalit ishte Komuna dhe Organizata Kulturore dhe Arsimore “Adrion”, e cila është aktive në Zhelinë.

Në hapjen e këtij festivali që u mbajt në stadiumin e Zhelinës të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari Sejdiu, i cili para të pranishmive tha:

Ky Festival dhe ky panair paraqesin pasurinë tonë shpirtërore dhe materiale të kombit tonë. Ky festival madhështor është ngritur me qëllim që të afirmojmë kulturën dhe traditën tonë të pasur, si dhe të propagandojmë bukuritë e mëdha natyrore të kësaj komune. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen këtë festival të rëndësishëm për traditën tonë kulturore, letrare, muzikore.

Hapjen e këtij festivali e përshëndeti edhe kryetarja e organizatës “Adrion”, Lindita Emrullahu, e cila folipër aktivitet të cilët duhet të zbatohen që të arrihet deri te organizimi i këtij festivali. Ajo siguroi se në të ardhmen festivali do të jetë edhe më i pasur si rezultat i përvojës së arrirë dhe se do të shndërrohet në projekt serioz promovues i kulturës sonë të pasur.

Organizata “Adrion” rregullisht i ka informuar qytetarët për aktivitete lidhur me festivalin përmes profilit zyrtar në Facebook, dhe nëpërmjet fotografive u prezantuar gjithë manifestimit. Festivali zgjati katër ditë dhe përfundoi me 22 korrik 2018.

Sipas të gjithë informatave, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, e vlerësojmë si të realizuar.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button