“Cikli i marrëdhënieve” mund të shkaktojë depresion

 Ndarjet dhe ribashkimet e vazhdueshme të çifteve mund të shkaktojnë probleme emocionale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të WebMD, hulumtuesit kanë gjetur se gjendja e cila njihet si “cikli i marrëdhënieve” mund të rrisë rrezikun për depresion dhe ankth te njerëzit.

Kale Monk nga Universiteti Missouri në SHBA, i cili ka realizuar hulumtimin si dhe ekipi i tij me qëllim të kuptimit të ndërlidhjes në mes të ciklit të marrëdhënies me problemet emocionale kanë analizuar të dhënat e marra nga 545 pjesëmarrës të moshës së rritur.

Një të tretat e pjesëmarrësve kanë njoftuar se me personat që janë në marrëdhënie janë ndarë dhe janë bashkuar përsëri deri në 8 herë.

Hulumtuesit kanë pyetur pjesëmarrësit se sa shpesh kanë përjetuar emocionet si ankth, shqetësim të pakontrolluar, dëshpërim ose kënaqësi më të ultë nga jeta gjatë proceseve të ndarjes dhe të ribashkimit.

Hulumtimi ka treguar se personat që kanë marrëdhënie me ndarje e pajtime jetojnë më shumë probleme emocionale. Hulumtimi po ashtu ka treguar se faktorët tjerë si lloji dhe kohëzgjatja e marrëdhënieve, prania apo mosprania e fëmijëve nuk kanë ndikuar në rezultat.

“Ndarja dhe ribashkimi gjithmonë nuk është një gjë e keqe, por nëse kjo përsëritet si cikël ndikon negativisht në gjendjen emocionale të personave”, thotë hulumtuesi Monk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button