US Open, Gjokovic dhe Nishikori në gjysmëfinale

 Tenisti serb Novak Gjokoviç dhe japonezi Kei Nishikori u kualifikuan në gjysmëfinale në kategorinë e meshkujve në turneun e fundit Grand Slam të sezonit, US Open, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjokoviç, dy herë kampion i US Open-it, siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi në ndeshjen e çerekfinales mposhti australianin John Millman, i cili radhitet në vendin e 55-të në renditjen botërore.

Në një ndeshje që zgjati 2 orë e 48 minuta, Gjokoviç doli më i mirë me rezultatin 6-3, 6-4 dhe 6-4, duke arritur që të ngjitet në gjysmëfinalen e këtij turneu për të 11-tën herë me radhë.

Ndërkaq, Kei Nishikori në çerekfinale u përball me kroatin Marin Çiliç, tenistin e 7-të në renditjen botërore, ndaj të cilit doli fitues me rezultatin 2-6, 6-4, 7-6, 4-6 dhe 6-4.

Nishikori në gjysmëfinale do të përballet me Gjokoviç.

Nga ana tjetër, në kategorinë e femrave, 23-vjeçarja Madison Keys, e cila vitin e kaluar luajti në finale, arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij viti pasi mposhti spanjollen Carla Suarez Navarro me rezultatin 6-4 dhe 6-3.

Në çerekfinalen tjetër, japonezja Naomi Osaka mposhti ukrainasen Lesia Tsurenko në dy sete me rezultatin e njëjtë 6-1, duke u ngjitur për herë të parë në gjysmëfinale të një turneu Grand Slam në karrierën e saj.

Kundërshtarja e Osakas në gjysmëfinale do të jetë Madison Keys.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button