“Rusia nuk është e përfshirë në rastin Skripal në asnjë nivel”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk është e përfshirë në rastin Skripal në asnjë nivel, transmeton Anadolu Agency (AA)

Ai këtë e deklaroi për mediat në lidhje me pretendimet e kryeministres britanike Theresa May se në rastin Skripal janë përfshirë dy agjentë të inteligjencës ruse.

Peskov thotë se Rusia nuk ka asnjë lidhje me rastin Skripal në Salisbury dhe se vendi i tij nuk mund të pranojë që të akuzohet në lidhje me këtë ngjarje.

“Asnjë përfaqësues i qeverisë ruse, as i nivelit të lartë dhe as i nivelit të ulët nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në Salisbury”, tha Peskov në fjalën e tij.

Skripal u strehua në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh në vitin 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai po vuante 13 vjet burgim për dërgim informacionesh inteligjencës britanike.

Ish-spiuni 66-vjeçar rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, më 4 mars u shtruan në një spital, pasi u gjetën pa vetëdije në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

Britania e Madhe më pas njoftoi se ishte e qartësuar se në helmimin e Skripal-it është përdorur një substancë kimike që ndikon në sistemin nervor, e cila pretendohet të jetë prodhuar nga ana e Rusisë.

Po ashtu edhe në muajin korrik dy nënshtetas britanikë Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan me të njëjtën subsancë në qytetin Amesbury të Britanisë.

Menjëherë pasi policia britanike njoftoi fotografitë dhe emrat e dy shtetasve rusë si autorë të ngjarjes Skripal, kryeministrja britanike May deklaroi se “Qeveria jonë ka arritur rezultatin se 2 personat e përcaktuar nga policia punojnë për shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse GRU”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button