Franca paralajmëron humbjen e plotë të DEASH-it në Siri dhe Irak

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Francës, Francois Lecointre, deklaroi se organizata terroriste DEASH deri në fund të vitit do të humbë ndikimin në Siri dhe Irak dhe se Franca pas kësaj do të zvogëlojë praninë ushtarake në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit në Paris, në selinë e Shoqatës së Gazetarëve që ndjekin temat ushtarake, Lecointre tha se DEASH-i do të humbë të gjitha territoret që mban nën okupim në Siri dhe Irak.

“Kjo do të ndodh para përfundimit të këtij viti. Pa dyshim DEASH-i deri në fund të vjeshtës nuk do të mbajë në duar asnjë lokalitet”, tha Lecointre.

Ai po ashtu tha se në rend dite do të jetë edhe revizioni i luftës kundër DEASH-it që koalicioni ndërkombëtar, kryesuar nga SHBA-të, e kryen nga viti 2014.

Lecointre tha se Franca maksimalisht do të ulë numrin e ushtarëve të saj në Siri dhe Irak.

Franca në luftën kundër terroristëve të DEASH-it në Siri dhe Irak është përfshirë në shtator të vitit 2014 kur në operacionin Shimal morën pjesë afër 3.000 ushtarë të saj. Momentalisht në rajon gjenden rreth një mijë ushtarë francezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button