Kasami i ka premtuar ambasadorit të ODIHR-së se do të kontrubiojnë që referendumi të jetë i suksesshëm

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral Arjanit Hoxha, dhe nënkryetari Abdush Demiri, pritën në takim ambasadorin e ODIHR-it Jan Petersen.

Në këtë takim, temë kryesore ishte referendumi dhe rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses, dhe që Maqedonia të vazhdoi rrugën e saj drejt  NATO-s dhe BE-së.

“Kryetari Kasami, siguroi ambasadorin se Lëvizja Besa do të jap kontributin e saj maksimal që Referendumi të kaloi me sukses, pavarësisht se gjendet në opozitë, sepse për Lëvizjen Besa, rëndësi ka që shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë, të kenë një jetë dhe një të ardhme sa më të mirë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button