Facebook qendrën e parë të të dhënave në Azi e themelon në Singapor

 Gjigandi i rrjetit social, Facebook, njoftoi se qendrën e parë të të dhënave në Azi do ta themelojë në Singapor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ChannelNewsAsia të bazuar në deklaratën e Thomas Furlong, Zëvendëskryetari i Qendrave të të dhënave të infrastrukturës, kompania do të shpenzojë 1,4 miliard dollarë për qendrën e të dhënave që do ta themelojë në Tanjong Kling, në veri të Singaporit.

Theksohet se qendra që do të themelohet në një vend prej 170 mijë kilometra katrorë, do të mundësojë punësimin e qindra personave dhe planifikohet funksionimi i saj në vitin 2022.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Chan Chun Sing, e përshkroi këtë hap të Facebook, si një “pikë të rëndësishme kthese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP