Qeveria dhe BE-ja ndajnë 10 mijë euro grant për Këshillin Nacional Rinor (FOTO)

Qeveria e Republikës së Maqedoni bashkë me Agjencinë Nacionale për Politika Arsimore Evropiane dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, kanë ndarë grant në vlerë prej 10.000 euro për Këshillin Nacional Rinor, për realizim të projektit “Youth Wiki”, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se projekti ka për qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e të rinjve gjatë përfitimit të njohurive.

“Besoj se nëpërmjet këtij projekti, të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqyer që t’i zhvillojnë aftësitë hulumtuese të tyre, shkathtësitë dhe të fitojnë dituri”, tha Zaev.

Udhëheqësi i Repartit për Çështje Politike të Zyrës së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Lukash Hollub
Lukash Hollub

Në ngjarjen e ndarjes së grantit, i pranishëm ka qenë edhe udhëheqësi i Repartit për Çështje Politike të Zyrës së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Lukash Hollub. Ai ka shprehur kënaqësi që iniciativa e Bashkimit Evropian, zhvillohet edhe në Maqedoni.

“Gjithnjë kur i sjellim vendimet, mbajmë llogari për efektet ndaj të rinjve, dhe fëmijëve tanë. Kjo është kështu, sepse dëshirojmë të sigurojmë qasje sa më të mirë. Por jo vetëm për të ndërtuar jetë më të mirë për ata, por edhe ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”, tha Lukash.

Përfaqësuesi i Këshillit Nacional Rinor, Bllazhe Maleski ndarjen e grantit e sheh si shenjë që edhe të rinjtë të marrin pjesë në monitorimin e politikave dhe të japin kontributin e tyre në dobi të të rinjve.

Portali Youth Wiki është pjesë e programin Erasmus +, dhe në të përfshihet 9 kapituj për hulumtim, zhvillim dhe krijim të politikave të të rinjve në bazë të fakteve dhe të dhënave reale nga më shumë institucione të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button