Turqi, helikopteri i prodhimit vendor realizoi fluturimin e parë

Helikopteri për qëllime të përgjithshme i zhvilluar dhe prodhuar me mundësi vendore nga Industria turke për aviacion dhe hapësirë ajrore (TUSAŞ), me sukses ka realizuar fluturimin e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Programin e Helikopterit Origjinal të bërë nga TUSAŞ në koordinimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes, u përjetuan ethet e fluturimit të parë.

Helikopteri T625 testimet tokësore e të cilët vazhduan një kohë, në ditët e kaluar u nxor nga hangari i prodhimit duke u dërguar në linjën e fluturimit. Ndërsa sot në orët e para të mëngjesit për herë të parë u ngrit në ajër.

Gjithashtu helikopteri zhvilloi të gjitha testimet e manovrave të nevojshme në një mjedis të vërtetë fluturimi.

“Qoftë me fat për atdheun fluturimi i parë i helikopterit të parë të prodhuar plotësisht me burime kombëtare”, shkroi Ismail Demir, kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, në rrjetin social.

Ndërsa përvoja dhe njohuria e përfituar nga helikopteri T129 Atak, është përdorur në prodhimin e helikopterit T625.

Sipas prodhuesit, helikopteri do të ofrojë shërbime të ndryshme, përfshirë kargon, transportin VIP, ambulancën, dhe operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Helikopteri në fjalë ka një kapacitet prej 14 pasagjerësh, përfshirë këtu edhe dy pilotët.

Helikopteri është projektuar për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar, ndërsa planifikohet të jetë pjesë e inventarit dhe të fluturojë në vitet 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button