Zidane tregon cilësitë e Benzemas, Ramosit dhe Ronaldos

Zinedine Zidane ka folur për të kaluarën e tij si trajner i Real Madridit duke i thënë disa fjalë edhe për lojtarët që i ka drejtuar, si Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

“Karim ishte i rëndësishëm për baraspeshën e skuadrës për mënyrën se si unë dëshiroja që skuadra të sulmonte”, transmeton Telegrafi.

 Zinedane Zidane (Foto: Getty Images)

“Ai ndihmonte që ta kishim posedimin në lojë duke i mbajtur në lojë bashkëlojtarët. Ai e vë veten në dispozicion dhe është një lojtar ekipor”, ka theksuar legjenda franceze për faqen e UEFA-s.

 Sa i përket dyshes Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, ish-trajneri i Los Blancos është shprehur: “Që të dy janë lojtarë me shumë energji dhe ndikim brenda skuadrës”.

 Sergio Ramos dhe Karim Benzema (Foto: Getty Images)

“Sergio Ramos është lider natyral dhe ka ndikim të madh në zhveshtore, ndërsa Cristiano Ronaldo është lider në fushë dhe i frymëzon bashkëlojtarët. Ata e plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë”, ishin fjalët e ZiZu.

Kujtojmë që vetëm pesë ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, Zidane i habiti të gjithë duke hequr dorë nga posti i trajnerit të Los Blancos.

 Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Po ashtu, duhet theksuar se nga ky vit, Reali duhet ta kërkojë suksesin pa CR7, i cili vendosi ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button