Balotelli do të bëhet baba?

Rafaella Fico (24), manekenja me të cilin futbollisti Mario Balotelli (21) para disa kohësh ishte në lidhje, dyshohet se është shtatzënë pasi që kohëve të fundit u publikuan disa foto nga të cilat vërehet qartë barku i saj i fryrë.

Çifti filloi të argëtohet në fillim të këtij viti, por u ndanë pas disa muajsh, kur  futbollisti i Manchester City filloi të luajë për reprezentacionin italian.

Fotografitë ku Rafaella është shfaqur me një bark të fryrë në një ngjarje humanitare në Romë kanë shokuar publikun ditën kur Balotelli luajti në finalen e EURO 2012 kundër Spanjës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button