Kosovë, seanca e thirrur nga opozita shtyhet për nesër në ora 10:00

Seanca e thirrur nga opozita është shtyrë për nesër, në orën 10:00.

Kjo u bë me kërkesë të iniciuesve të kësaj seance të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.

Seanca fillimisht u paralajmërua se do të nisë në orën 19:30, por ani pse kaluan goxha minuta nga koha e paralajmëruar, në këtë seancë pati probleme me kuorumin duke qenë se në sallën e Kuvendit ishin vetëm 59 deputetë.

Në një situatë të tillë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk nuk do t’i mbyllë punimet e seancës, por kërkoi ose pauzë ose mbledhje të Kryesisë.

Pasi u vendos për pauzë gjysmëorëshe, seanca nuk nisi sërish.

Problemi me kuorumin shtyu edhe seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i vendit ku pritej të votohej ekipi negociator për dialogun me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button