Ndryshimet e Ligjit për ilaçe veterinare kaluan në seancën qeveritare

Qeveria në seancën e djeshme i solli ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për preparate veterinare mjekësore, qëllimi i të cilit është mbrojtja e shëndetit dhe interesave të konsumatorëve, ngritja e shkallës së mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, si dhe sigurimi i klimës përkatëse afariste për operatorët e biznesit, njofton KOHA.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, me ndryshimet dhe plotësimet sigurohet rregullimi i detajuar i vendosjes në qarkullim, dhënies dhe përdorimin e preparateve verinare-mjekësore me definim të detajuar të cilat edhe në kushte të tilla mund të shfrytëzohen, kush mund t’i shfrytëzojë dhe te cilat lloje të kafshëve.

Rriten edhe obligimet e personave profesionalë që i vendosin në qarkullim dhe i shfrytëzojnë ilaçet veterinere.

“Ndryshimet dhe plotësimet mundësojnë edhe kontrolle të përforcuara në sferën e preparateve potenciale të falsifikuara mjekësore veterinere me sistem të grumbullimit të të dhënave, paraqitjen për dyshim dhe informimin e institucioneve kompetente dhe shoqatave veterinere dhe shkatërrimin e tyre të padëmshëm”, thekson Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button