Spasovski: Bashkëpunimin me organizatat civile e kemi prioritet (VIDEO)

“Njëra ndër prioritetet themelore të udhëheqësisë aktuale të MPB-së është edhe bashkëpunimi dhe partneriteti me sektorin civil, gjegjësisht asociacionet qytetare aktivizmi i të cilave ka të bëjë me fushat të cilat janë në rrethin e punës së ministrisë sonë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në takimin me organizatën qytetare “Civil” dhe koordinatorin nacional për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm, Bor[e Petrovski, njofton Portalb.mk.

“MPB dhe asociacioni qytetar “Civil” kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm për [ka dëshmon edhe memorandumi për bashkëpunim që ne si dy institucione e nënshkruajtëm dhe i cili na ka hapur kornizë më të madhe normative për parandalim të veprimin veprimit në shumë fusha me interes të përbashkët. Në atë këndvështrim ishte edhe diskutimi i sotëm rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes”, deklaroi Spasovski.

Në takim është folur edhe për referendumin që do të mbahet më 30 shtator dhe masat të cilat merren për t’u siguruar që qytetarët në mënyrë paqësore dhe të lirë ta plotësojnë të drejtën e tyre qytetare.

Kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla, në deklaratë pas takimit ka apeluar deri te qytetarët që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, veçmas tani në periudhën përpara referendumin. Njëkohësisht, ai e ka ftuar Prokurorinë Publike që të veprojë në të gjitha rastet ku do të ketë gjuhë të urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button