LSDM: VMRO-DPMNE të përfshihet në proceset “për” anëtarësimit në BE dhe NATO

Ka ardhur koha që VMRO-DPMNE-ja ta tejkalojë vetveten dhe në vend se të përhapë të pavërteta të përfshihet në proceset “për” anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO me identitet të përforcuar dhe të mbrojtur maqedonas. E ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha partitë politike shqiptare. Inkuadrimi në BE dhe në NATO me identitet të mbrojtur maqedonas është çështje shumë më e madhe nga polemikat politike ditore, porositin nga partia në pushtet LSDM.

“Nuk është e saktë se me arritjen e marrëveshjes me Greqinë rrezikohen identiteti dhe veçoria e Maqedonisë. Nuk është e saktë edhe se fshihen nocionet e Maqedonisë dhe maqedonasve. Në të kundërtën, me Marrëveshjen termat maqedonas, maqedonase, të Maqedonisë përgjithmonë janë të mbrojtura dhe askush më nuk do të mundet t’i mohojë ose diskutojë”, thonë nga LSDM.

Siç thonë ata, sipas nenit 7 nga Marrëveshja, identiteti maqedonas i përshkruan territorin, gjuhën, popullin, me të gjitha atributet, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e saj.

“Kjo është e vërteta. Në emër të së vërtetës dhe në emër të së ardhmes, nevojitet të gjitha subjektet politike duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në të përfshihen në procesin që e siguron të ardhmen e Maqedonisë, t’i bëjnë thirrje anëtarëve të tyre në mënyrë masive të dalin në referendumin “për” inkuadrimit në BE dhe NATO”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button