Tevdovski: 70 milionë euro nga Banka Botërore për rrugë më të mira lokale

“Për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve lokale do të investohen rreth 70 milionë euro, të cilat do të sigurohen nëpërmjet Bankës Botërore”, thekoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, për nënshkrimin e marrëveshjes për financim të infrastrukturës komunale, nëpërmjet projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për mjete nga strategjia katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore, të cilat vlerësojmë se më së miri do të shfrytëzohen në ndërtimin e infrastrukturës lokale. Vlerësojmë se është e nevojshme që këto mjete të shfrytëzohen për rrugë lokale, të cilat janë të nevojshme në tërë vendim. Do t’i përmirësojnë shërbimet e qytetarëve, ndërkaq njëkohësisht edhe do ta lëvizin ekonominë”, ka thënë Tevdovski.

Ministria e Financave gjithashtu informon se në seancën e djeshme të Qeverisë, është shqyrtuar dhe miratuar informata për nevojën e përmirësimit të gjendjes së rrjetit rrugor komunal. Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Financave të sigurojë mjete nga Banka Botërore për realizim të këtij projekti, ndërkaq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta zbatojë të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button