Zyrtarët e dy Koreve negociojnë mbajtjen e një samiti të ri

Një delegacion presidencial jugkorean është takuar me zyrtarë të Koresë Veriore të mërkurën, për të diskutuar rreth organizimit të një samiti mes dy Koreve më vonë gjatë këtij muaji, si dhe të shpëtuar marrëdhëniet diplomatike në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit lidhur me çështjet bërthamore, transmeton AP, përcjell REL.

Të dërguarit e posaçëm kanë nisur udhëtimin e tyre duke zhvilluar një takim të shkurtër me zyrtarë verikoreanë, duke përfshirë ish-shefin verikorean të Inteligjencës, Kim Yong Chol, i cili është i angazhuar me Shtetet e Bashkuara për çështjet bërthamore, dhe drejtuesin verikorean për Çështjet e brendshme mes dy Koreve, Ri Son Gëon.

Zyra e presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in nuk ka bërë të ditur nëse zyrtarët e dërguar do të takohen me liderin verikorean, Kim Jong-un.

Kjo Zyrë po ashtu ka thënë se delegacioni jugkorean do t’i dërgojë një letër Kimit.

Ndërkohë Moon ka thënë se të dërguarit kanë një rol vendimtar në këtë kohë “shumë të rëndësishme”, e cila mund të përcaktojë perspektivën për paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.

Përveç tjerash, zyrtarët jugkoreanë kanë bërë të ditur se të dërguarit e tyre dhe zyrtarët verikoreanë do të diskutojnë edhe për një deklaratë ashtu që t’i japin fund edhe zyrtarisht luftës në mes të Dy Koreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button