Shoqata “Draudacum” prononcohet për akuzat se nuk e ka në pronësi pikturën e Fitim Aliut (FOTO)

Pas kërkesës së Portalb.mk që të dëshmohet pronësia e veprës së piktorit Fitim Aliut të pikturuar në Koloninë Artistike të Gostivarit 2007, Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë (SHAFM) “Draudacum” në Gostivar ka formuar komision, i cili ka vërtetuar se piktura është në pronësi të shoqatës, transmeton Portalb.mk. Mbetet të dëshmohet se nëse piktura është tjetërsuar apo kopjuar.

LEXO: Skandali me shoqatën “Draudakum”: Në pronësi të kujt janë pikturat dhe nga kush janë punuar? (FOTO)

Ashtu siç edhe njoftoi kryetari i SHAFM “Draudacum”, Reshat Ameti, pas përfundimit të Kolonisë Artistike 2018, është formuar komision për rastin e pikturës së Fitim Aliut, dhe ka sjellë përfundim se piktura është në pronësi të shoqatës.

“Sot më datë 01.09.2018 në mbledhjen e mbajtur në hapësirat e shoqatës, u vendos që të formohet komision 5 anëtarësh. Komisioni u përbë nga kryetari i shoqatës, Reshat Ameti, kryetari i këshillit artistik, Xhelil Rufati, nënkryetarja – Ismane Mehdi, sekretar – Arjan Rufati dhe anëtar i kryesisë – Xhezair Rexhepi. Komisioni i lartpërmendur konstatoi se vepra artistike për të cilën akuzohet shoqata “Draudacum”, gjendet në depon e shoqatës, gjë që vërtetohet me fotografinë që janë bashkëngjitur në këtë prononcim”, thuhet në njoftimin e SHAFM “Draudacum”.

SHAFM “Draudacum” ka dërguar edhe fotografi që të dëshmojë pronësinë e pikturës së piktorit Fitim Aliu.

Piktura e Fitim Aliut është pronë e “Draudacum”: Mund të falet dhe të shitet

Fitim Aliu i cili e akuzoi piktorin Luan Zenku se ia ka marrë pikturën e punuar gjatë kolonisë artistike të vitit 2007 nga prona e SHAFM “Draudacum”, të njëjtën e ka ekspozuar si personale në ekspozitë Pallatin e Kulturës në Kavadar 2018, kërkoi që piktura në fjalë t’i kthehet atij, pasi që sipas tij nuk ka autorësi të sigurtë.

LEXO: Njoftim për skandalin në Shoqatën Draudakum dhe piktorit Luan Zenku (FOTO)

“Kërkoj nga Shoqata e mirënjohur dhe e respektuar, që të ndërmerr masa për këtë skandal, gjithashtu kërkoj nga piktori Luan Zenku që punimin tim të ia kthej Shoqatës “Draudacum”, pastaj kërkoj nga Shoqata që të m’i kthej punimet e mija, pasi që tani më fondi i pikturave të Shoqatës nuk ka autorësi të sigurtë. Përndryshe, unë si autor, jam i detyruar që të ndërmarrë masa ligjore, për mbrojtjen e autorësisë”, shkruan në reagim Fitim Aliu.

Në lidhje me kërkesën e Fitim Aliut, nga Shoqata “Draudacum” thanë se veprat e fondit të Kolonisë janë pronë e shoqatës, dhe të njëjtat mund t’i falë dhe t’i dhurojë, por thonë se nuk mban përgjegjësi për abuzimet eventuale nga subjektet juridike dhe fizike të cilëve u falen veprat.

“Shoqata ia kujton autorit se veprat e fondit të Kolonisë, janë pronë e shoqatës dhe të njëjtat mund t’i falë dhe t’i dhurojë, siç është rasti edhe me veprat që cilat shoqata ia dhuroi Universitetit të Tetovës, Komunës së Gostivarit, Spitalit të Gostivarit dhe veprave të shitura për qëllime humanitare. Por, shoqata nuk mban përgjegjësi për keqpërdorimin e veprave nga individë të cilët e kanë blerë veprën, e kanë përfituar si dhuratë apo eventualisht e kanë tjetërsuar në mënyrë abuzive pa dijeninë e shoqatës. Individi i cili e ka keqpërdorur të drejtën autoriale të një autori tjetër, përgjegjësinë e mban vetë”, thonë nga shoqata “Draudacum”, transmeton Portalb.mk.

Nga SHAFM “Draudacum” rekomanduan Fitim Aliun dhe të apostrofuarin Luan Zenku drejtësinë ta kërkojnë përmes rrugës ligjore.

“Autori i veprës duhet të merret me individin të cilin e akuzon për keqpëdorim dhe tjetërsim të veprës së tij. Komisioni i lartpërmendur propozon që autori Fitim Aliu dhe i apostrofuari Luan Zenku, drejtësinë ta kërkojnë përmes rrugës ligjore. Ju kujtojmë se shoqata “Draudacum” dhe kryesia e saj nuk do të prononcohen nëpër rrejte sociale, por vetëm para organeve kompetente”, thonë nga “Draudacum”.

Përndryshe, ditë më parë piktori nga Kosova, Fitim Aliu për redaksinë e Portalb.mk deklaroi se piktori Luan Zenku, ka ekspozuar si të vetat pikturat e Aliut, të cila piktura kanë qenë në pronësi të Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum”. Pikturat për të cilat Aliu thotë se ia janë përvetësuar nga Zenku, janë piktuar nga Aliu gjatë Kolonisë Artistike të Gostivarit gjatë vitit 2007.

Skandali me shoqatën “Draudakum”: Në pronësi të kujt janë pikturat dhe nga kush janë punuar? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button