Çmendet interneti: Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, së bashku në liqenin Como!

Raportet ne mediat roze bënë që rrjetet sociale të shpërthenin nga komentet e reagimet : tani që janë të dy single, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sipas tyre, po e rindezin pasionin e vjeter  me një udhëtim në liqenin Como të Italisë. Madje pretendohej se bashkë me ta ka udhëtuar edhe vajza e aktorit, Shiloh, shkruan Bordo.al. 

Edhe pse adhuruesit e atij që ishte dikur një prej cifteve më “hot“ të Hollivudit do të kishin dashur shumë që kjo të ishte e vërtetë, Gossip Cop  këmbëngul të kundërtën. Ai flet për një histori të fabrikuar, pavarësisht se revista australiane qe e nxorri e para, New Idea jepte dhe detaje të tipit: George Clooney, një mik shumë i ngushtë I Bradit, i ka lënë të qëndrojnë sipas saj rehat sa të duan në vilën e tij pranë liqenit të mrekullueshëm.

Titulli i shkrimit ishte: pushimet e para familjare që prej ferrit të divorcit. Aty thuhet se Jennifer ka shpenzuar mjaft kohë me Shiloh. Nëse këto lajme nuk janë të vërteta, atëherë stafi i kësaj reviste duket që paska goxha fantazi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button