Ronaldo fiton më shumë se të gjithë lojtarët e 10 klubeve në Serie A

Një nga lojtarët më të mirë të botës Cristiano Ronaldo në Juventus merr të ardhura vjetore, shumë e cila është më të lartë se vlera e përgjithshme të cilat 10 klubet e Serie A së bashku ndajnë në vit për të paguar të gjithë lojtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas disa sezoneve të suksesshme në Real Madrid, portugezi Ronaldo këtë verë për një kompensim prej 100 milionë eurosh kaloi në radhët e Juventusit.

Mediat italiane dhe ato botërore lidhur me këtë transfer shkruanin si për përforcimin më të madh të klubit nga Torino dhe në përgjithësi në Serie A. Pas tri ndeshjeve të kampionatit, Ronaldo nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve ndërsa mediat italiane tashmë kanë ngritur pyetjen për të ardhurat e tij dhe sa kjo është e justifikueshme.

Ronaldo me pagën vjetore prej 31 milionë euro është larg lojtari më i paguar në Itali.

Mediat gjithashtu shkruajnë se Ronaldo në Juventus ka pagën më të lartë vjetore se të gjithë lojtarët së bashku që luajnë në Atalanta, Chievo, Empoli, Frosinone, Genoa, Parma, Sassuolo, Spal dhe Udinese.

Vitin e kaluar argjentinasi Gonzalo Higuain si lojtari më i paguar në Itali, përfitonte 7,5 milionë euro. Me kalimin e tij në Milano, paga e tij vjetore shkoi në 9,5 milionë euro, por kjo nuk është as një e treta e pagës që merr Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button