Haradinaj: Mungesa e opozitës në seancën e jashtëzakonshme është gabim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mos ardhjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit e ka quajtur të gabuar, ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë nga votimi i rezolutës së opozitës, ka thënë se tashmë e kanë të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë, transmeton Koha.net. 

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me delegatin apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz.

Ndërkohë që opozita nuk ishte pjesë e debatit për votimin e delegacionit qeveritar që do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishme në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se tashmë e kane të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.

“E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Haradinaj ka bërë të ditur se nuk është propozuar platformë lidhur me bisedimet me palën serbe për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm një delegacion.

“Ju kujtohet, kohë më përpara Kuvendit i kam propozuar platformën, por atëherë nuk kishte mirëkuptim. Tash i kam propozuar delegacionin. Të shohim tash a do të ketë mirëkuptim. Kur më herët i kemi propozuar Kuvendit platformë ka për qëllim për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button